BallinaBiznesiBie çmimi i naftës pas arritjes së marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit

Bie çmimi i naftës pas arritjes së marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit

-

Çmimi i naftës ka rënë pas lajmeve për marrëveshjen midis SHBA-së dhe Iranit. Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent ranë me 4.02%, në 83.82 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta e tipit US West Texas ishte 80.95 dollarë për fuçi, duke rënë me 4.63%. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Ngushtica e Hormuzit do të hapet dhe bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane do të hiqet.“Anijet e botës, ndizni motorët,” shkroi ai, duke shtuar “le të rrjedhë nafta!”

“Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është e përfunduar. Urime të gjithëve! Unë autorizoj plotësisht hapjen pa pagesë të Ngushticës së Hormuzit dhe, njëkohësisht, autorizoj heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anijet e botës, ndizni motorët. Le të rrjedhë nafta!”, ka pohuar lideri amerikan.

Të dyja palët kanë shpallur përfundimin e menjëhershëm dhe të përhershëm të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe në Liban, sipas kryeministrit të Pakistanit, transmeton abcnews.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Studentët refuzojnë ftesën e Ramës

0
Studentët protestues kanë refuzuar kategorikisht ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke larguar nga vendi stolat prej guri të vendosur përpara godinës së...