POSTIMET E FUNDIT

Presidenti i Federatës së Marokut mesazh Lamine Yamalit

Presidenti i Federatës Marokene të Futbollit, Fouzi Lekjaa, ka bërë një koment interesant për Lamine Yamalin, duke deklaruar se shpreson ta përballet me të në një finale të Kupës së Botës për t’i treguar nëse ka bërë zgjedhjen e duhur duke përfaqësuar Spanjën. Gjatë një interviste, Lekjaa zbuloi se Federata Marokene kishte zhvilluar disa takime me yllin e Barcelonës, si në Marok ashtu edhe në Spanjë, në përpjekje për ta bindur që të zgjidhte përfaqësuesen marokene.

Megjithatë, talenti i ri vendosi të luajë për Spanjën, vend ku ka lindur, ndërsa babai i tij është me origjinë marokene.

“Shpresoj të përballemi me të në një finale për t’i treguar nëse ka zgjedhur mirë”, deklaroi Lekjaa me një ton ironik. Pavarësisht kësaj sfide simbolike, kreu i futbollit maroken theksoi se e respekton plotësisht vendimin e Yamalit.

“Ne ia prezantuam projektin e futbollit maroken dhe objektivat tona. E respektojmë vendimin e tij dhe i dëshirojmë çdo të mirë”.

“Ne jemi një vend që ofron mundësinë për të garuar rregullisht në turnetë afrikane dhe për të marrë pjesë në Kupat e Botës. Ky projekt i qëndrueshëm ndërkombëtar i tërheq lojtarët”, u shpreh ai.

Maroku vazhdon të ndërtojë një nga projektet më ambicioze në futbollin afrikan, ndërsa deklarata e Lekjaas për Yamalin ka tërhequr vëmendje të madhe gjatë Kupës së Botës 2026. /BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB