Ashtu edhe siç janë të informuar bashkatdhetarët tanë, sot më datë 23.11.2024 ( e shtune) në Glatbrug të Cyrihut, do të jetë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë së Veriut dhe njëri ndër Themeluesit e UÇK-së z. Ali Ahmeti.
Ai, meqë sot e premte është 22 nëntori, të cilin ne shqiptarët e quajmë si muajin e tonë, me festat e datave 28 dhe 29 kur është shpallur pavarësia dhe çlirimi i Shqipërisë, mirëpo, historia e zyrtarizimit të shtetit shqiptar siç e dijmë nisë që më 22 nëntor të vitit 1908, ku Kongresi i Manastirit standardizoi alfabetin e gjuhës shqipe, që sot përkujtohet si dita e alfabetit, po qëndron për disa ditë në mesin e mërgatës në Zvicër, pa dallim se nga cila trevë e atdheut vijnë.
Pas disa takimeve që i kishte pasur z.Ahmeti, më 22.11.2024, në qytete të ndryshme të Zvicrës, ai kishte pranuar edhe një ftesë nga bashkëvendasi i tij, z.Florim Useini, Kryetar Nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, që të pijnë një gotë ujë feste me te në orët e para të mbrëmjes (19.00) dhe me miq të tij veprimtarë. Prandaj, z. Ali Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorë, si ish ministra e ish zv.kryeminstrin, z. Artan Grubi, së bashku me Filantropin z. Lazim Destani i cili për fat ishte në Zvicër, Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern të Zvicrës, z.Rexhep Demiri, z. Visar Robelli, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve në Zvicrën Qendrore, z. Florim Useini, Kryetar Nderi i Rrjetit, z.Skender Klaiqi, që kishte ardhur nga Gjermania, babai i futbollistit të kombëtares së Shqipërisë, z.Gjimshiti, afaristi e veprimtari i njohur, z.Qamil Isufi, PhD.Dashnim Hebibi edhe disa afaristë e veprimtarë të tjerë, ku kuvenduan dhe kujtuan këtë datë të rëndësishme kombëtare. Ndërsa, nesër pritet një uragan bashkatdhetarësh, që ta takojnë z. Ali Ahmeti.
Takimi zgjati rreth tre orë dhe ishte shumë i veçantë, ku të pranishmit u njoftuan me situatën aktuale në Maqedoni të Veriut, por edhe për tema të tjera mbarë kombëtare. Që të gjithë të pranishmit, iu dha fjala dhe me një përshëndetje u prezentuan edhe para mysafirëve dhe e falënderuan z.Useini, edhe pse i ka ftuar aty për aty, por thuajse, secili i thonte: „Kur na fton Florimi ne e dijmë se diçka e mirë është dhe shpejtojmë. Prandaj, edhe sonte u kënaqëm me një bashkëbisedim, jo për parti, por për çështjen kombëtare“.
Edhe mysafirët folën shkurt, duke e falënderuar diasporën për gjithçka që ka bërë dhe që po bënë edhe sot e kësaj dite, duke u mos u ndalur së precizuari subjektin e tyre politik. Kjo ishte vërtet për të përshëndetur. Sepse, edhe takimi ishte shumë i veçantë për nder të 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqiptarë, që të gjithë dijetarët e asaj kohe, ose ajkës së intelektualëve, u bashkuan dhe vendosën për Alfabetin për Hymnin, Pavarësinë dhe shumë punë të mëdha kombëtare.
Fjala e z.Lazim Destani, me interesim të madh u përcoll, duke dhënë mesazh, se ne shqiptarët kemi vuajtur shumë si komb dhe prandaj, na duhet gjithmonë uniteti, secili të jetë përgjegjës për detyrën e pranuar, por kur është në pyetje kombi të jetë shumë i përkushtuar.
Ndërsa z.Ali Ahmeti, me një qetësi të madhe, me shumë përkushtim, si zakonisht, fliste për atdhetarët e periudhave të ndryshme kohore e deri tek situata aktuale kombëtare. Edhe ai ndër të tjera, vlerësoi lart punën që ka bërë e po bënë mërgata jonë dhe kujtoi ditët e tija kur ishte në Zvicër me miqtë e tij, kur nuk janë ndalur për çështjen kombëtare.
Editori i projekti medial helveticALforum.ch, njëherit President i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me seli në Cyrih, PhD.Dashnim Hebibi i përcolli edhe përshëndetjet e kryesisë dhe anëtarëve të shoqatës „Lugina e Preshevës“ me qendër në Gossau të St.Gallenit dhe në fund i dhuroi edhe tre libra nga librat e tij e tek njëri ishte edhe z.Ali Ahmeti, intervistë e realizuar para 13 viteve, ja që z.Hebibi nuk ka pasur mundësi ,që t`ia dhuroj, pasi nuk e kishte takuar. Z.Hebibi i dhuroi edhe dy libra edhe z.Lazim Destani. Ishte një mbrëmje e rrallë dhe shumë e veçantë, që të takohesh me diplomat dhe të mos flasësh për partinë, që e përfaqësojnë, por për kombin dhe paqen në përgjithësi.
Z. Florim Useini meriton vërtet fjalët më të mira të mundshme, prandaj, duke e njohur veprimtarinë e tij, ai edhe neve të redaksisë na ftoi në ora 15.20, ndërsa takimi ishte parapa për në ora 19.00. Edhe pse ishte koha e shkurtërt, salla ishte e përmbushur dhe kaloi një mbrëmje festive e kujtimi, që do të mbahet në mend gjatë. Ja se si e përshkruan edhe vetë organizatori i këtij takimi me një moto shumë interesante dhe pse në takim foli më së paku, duke i dhënë hapësirë afaristëve të shumtë, që ishin dhe të ftuarve të tjerë, sikur na bënte me dije, se po kënaqej kur po na sheh bashkë.
Ja se si e përshkruan z.Useini;
„Gëzuar festat e Nëntorit
Te dashur miq, shokë e dashamirë, sonte kisha nderin të organizoj një takim për festat e 22 dhe 28 Nëntorit me miqë, dashamirë e afaristët.
Takimi ishte parapar për Nje gote ujë në kujtim të të gjithë brezave që kanë shkri jetën për unitet dhe për shqiptari me rastin e 116 vjetorit të Alfabetit Shqiptarë. Duke e ditur se historia e zyrtarizimit të shtetit shqiptar nis që më 22 nëntor të vitit 1908, ku Kongresi i Manastirit standardizoi alfabetin e gjuhës shqipe, që sot përkujtohet si dita e alfabetit.
Isha i nderuar që erdhën shumë miqë, e afaristë të vendit, poashtu edhe miku im filantropi Lazim Destani, Ambasadori i Maqedonisë Veriore Rexhep Demiri, miqë nga Gjermania dhe Kosova, njëkohësisht më nderoi edhe prezenca e bashkëvendasit tim që gjindet në Zvicër për momentin Ali Ahmeti njëri nga themeluesit e UÇK-së, njëkohësisht i falenderoj edhe ato që nuk mundën të marrin pjesë edhe përse kishin dëshirë të jenë në mesin tonë.
Në këtë takim miqësor, apolitik, bashkëbiseduam për kontributin e shumë patriotëve brez pas brezi që kanë dhënë deri më sot.
Megjithatë, kujtuam datën 22 nëntor, këtë datë të rëndësishme kombëtare, ku ishin mbledhur burra të mëdhenj të kombit, të bashkuar, për të mirën e kombit.
Na duhet uniteti dhe të ecim për para, ashtu siç ecëm në ditët më të vështira që i kemi përjetuar, jo vetëm një herë, por shumë herë.
Gëzuar festat duke kujtuar të kaluarën dhe duke hecur për para“. Për takime të tilla na mer malli, edhe pse ishin të subjektit politik, por hiq nuk folën për subjektin e tyre, por për çështjen kombëtare në përgjithësi. Nderime!
helvericALforum.ch