Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se të cilët janë regjistruar parapraksht, se votimi fizik në kuadër të procesit zgjedhor do të mbahet më 6 qershor 2026 (e shtunë) në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, si dhe në Konsullatat e Republikës së Kosovës në Gjenevë dhe Cyrih.
Të drejtë vote kanë vetëm qytetarët që janë regjistruar paraprakisht për votim fizik në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, njoftojmë mërgatën tonë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar vendimin që qytetarët e Republikës së Kosovës të mund të votojnë edhe me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës në qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike. Ky vendim vlen vetëm për qytetarët që janë regjistruar paraprakisht për votim fizik në përfaqësitë diplomatike.
Dokumentet e pranueshme të identifikimit janë:
Pasaporta e Republikës së Kosovës
Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës
Leja e vozitjes e Republikës së Kosovës
Ky vendim u mundëson bashkatdhetarëve tanë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, edhe në rastet kur dokumentet e identifikimit kanë kaluar afatin e vlefshmërisë.
Për shkak të numrit të madh të qytetarëve që pritet të marrin pjesë në votim, rekomandojmë përdorimin e transportit publik, me qëllim të shmangies së pritjeve dhe vështirësive në qarkullim dhe parkim.
Procesi i votimit do të zhvillohet më 6 qershor 2026 (e shtune).
Pjesëmarrja juaj është zëri juaj. Shfrytëzojeni të drejtën për të votuar!, transmeton helveticALForum.ch




