BallinaKulturaButrinti mirëpret “Vizitën”, drama e suksesshme do të luhet më 6 qershor...

Butrinti mirëpret “Vizitën”, drama e suksesshme do të luhet më 6 qershor në qytetin antik

-

Shfaqja teatrore “Vizita”, me regji nga Davide Iodice, do të vihet në skenë më 6 qershor në Teatrin Antik të Butrintit, në kuadër të Javës së Kulturës Italiane. E frymëzuar nga vepra e H.G. Ëells, drama e suksesshme e Teatrit “Migjeni” në bashkëpunim me atë të Sardenjës trajton tema si pranimi i tjetrit, paragjykimi dhe dashuria.

Aktorja Rita Gjeka e cilëson të veçantë interpretimin në një hapësirë si Butrinti dhe bën të ditur se kësaj here kastit i bashkohet edhe një aktor i ri.

“Është një shfaqje si “vizita” që është magjike dhe ta bësh ne Butrint bëhet dyfish magji. Unë jam shumë krenare për këtë shfaqje e cila nuk besoj se ka për të mbaruar shumë shpejt. Trupa e teatrit “Migjeni” këtë herë është detyruar të bëj një zëvendësim me aktorin Kristian Halilaj”, u shpreh Gjeka.

Sipas Gjekës, sinqeriteti është një nga arsyet pse “Vizita” është pritur kaq mirë nga publiku kudo ku është shfaqur.

“Shfaqja është shumë e ndjerë e cila kalon përtej shpirtrave të njerëzve”, tha ajo.

Premiera e “Vizitës” u dha në Teatrin “Migjeni” në vitin 2023, ndërsa shfaqja është vlerësuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare./ Marjo Gjini, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...