BallinaDiasporaAtdheu në sytë dhe mendjen time

Atdheu në sytë dhe mendjen time

-

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri u mbajt një program kulturor i përgatitur nga nxënësit e Shkollës Shqipe, si dhe u hap ekspozita me vizatime “Atdheu në sytë dhe mendjen time”.

Përmes këngëve dhe punimeve të tyre artistike, fëmijët shprehën me shumë kreativitet dhe emocion mënyrën se si e shohin, e ndjejnë dhe e përfytyrojnë atdheun. Punimet e ekspozuara u përcollën me interes nga të pranishmit dhe dëshmuan lidhjen e veçantë që brezat e rinj ruajnë me vendin, gjuhën dhe kulturën tonë.

Atmosfera në Ambasadë ishte festive, e mbushur me gëzim, krenari dhe emocion, teksa nxënësit prezantuan para prindërve dhe mysafirëve programin e tyre artistik.

Falënderim i veçantë për mësuesesit: znj. Miradije Berisha, z. Osman Ademi dhe z. Ibrahim Hasani për përkushtimin e tyre në edukimin e brezave të rinj. Falënderime të veçanta për të gjithë prindërit që me angazhimin e tyre mbështesin aktivitetet e fëmijëve, transmeton Ambasada e Kosovës në Austri, përcjell helveticALForum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...