POSTIMET E FUNDIT

Kosovë–Austri: Intensifikohen përpjekjet për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar

Vjenë, maj 2026 – I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, z. Albinot Bimbashi, mori pjesë në Exporttag 2026, ngjarjen më të madhe të Austrisë kushtuar eksportit dhe zgjerimit në tregjet ndërkombëtare, e organizuar nga Oda Ekonomike e Austrisë (WKO).

Në kuadër të kësaj vizite, z. Bimbashi zhvilloi takime me përfaqësues të rëndësishëm të sektorit ekonomik austriak, ndër ta z. Georg Weingartner, Menaxher Rajonal për Evropën Juglindore dhe Lindore në WKO, si dhe z. Wilhelm Nest, Delegat Ekonomik i Austrisë përgjegjës për Kosovën.

Gjatë takimeve u diskutua mbi projektet aktuale të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, duke vlerësuar progresin e arritur dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare dhe investuese mes dy vendeve. Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e forcimit të lidhjeve ekonomike, veçanërisht në sektorët me potencial të lartë për zhvillim dhe partneritet afatgjatë.

Një temë e veçantë e diskutimit ishte edhe organizimi i forumit ekonomik “Meet Kosovo in Vienna 2026”, i cili do të mbahet më 9 qershor në Vjenë në bashkëpunim me Forumin Ekonomik të Vjenës. Ky forum synon të promovojë potencialin ekonomik dhe investues të Kosovës, si dhe të krijojë ura të reja bashkëpunimi ndërmjet bizneseve kosovare, austriake dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë.

Pjesëmarrja në Exporttag 2026 dhe takimet e zhvilluara në kuadër të tij dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin ekonomik me Austrinë dhe për të krijuar mundësi të reja për zhvillim, investime dhe shkëmbime tregtare në nivel ndërkombëtar, transmeton Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, transmeton helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB