HelveticALforum ka mësuar nga faqja e Shoqatës „Topanica“ me qendër në Zvicër, por edhe nga veprimtari, bëmirësi, Prof.Burhan Morina, se shqiptarëve në Zvicër ju shtua edhe një intelektuale, konkretisht një juriste edhe ate nga Universiteti i Cyrihut. Z.Morina e ndajti gëzimin me ne duke na dhënë lajmin. Ja se si e përshkruan edhe Shoqata „Topanica“:
„Vendasja jonë Vjollca Nehat Morina kreu sot me sukses provimin e Jurisrpudencës dhe merr Titullin Avokate (Rechtsanwältin)! Vjollcës i urojmë shumë fat e suksese të mëtutjeshme Akademike!
Jemi me fat, që kemi një vendase, e cila nga tani do na këshilloj në çështjet Juridike! Urime Vjollcë, familje e Vjollcës dhe gjithë vendasve tonë në Zvicër!”.
Po besojmë shumë, se në ditët në vazhdim do ju sjellim edhe një intervistë për të mësuar më shumë dhe për ti frymëzuar edhe të rinjtë tanë për të studiuar.
helveticALforum.ch