POSTIMET E FUNDIT

Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe

Shkup – Studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare do të mblidhen sot në Shkup për të protestuar kundër mosrealizimit të provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Protesta organizohet si reagim ndaj vendimit që provimi të mbahet vetëm në gjuhën maqedonase, pavarësisht faktit se gjuha shqipe ka status zyrtar në Maqedoninë e Veriut.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe, duke e cilësuar këtë çështje si një betejë për të drejtat gjuhësore, barazinë dhe dinjitetin e studentëve shqiptarë.

Tubimi do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, ndërsa protesta pritet të nisë në ora 16:30 te Ura e Gurit në Shkup.

“Në mbrojtje të gjuhës sonë, të gjithë bashkë para Urës së Gurit”, thuhet në thirrjen publike të studentëve organizatorë.

Mbështetje për protestën ka shprehur edhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, i cili u ka bërë thirrje studentëve dhe qytetarëve që të solidarizohen dhe të marrin pjesë në këtë organizim.

Studentët theksojnë se përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe në proceset profesionale është e drejtë e garantuar dhe nuk duhet të vihet në diskutim, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB