Më 31 maj 2026, siç njofton helveticALForum.ch duke filluar nga ora 12:00, në adresën Grampenweg 5, 8180 Bülach, Zvicër, do të organizohet turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”, një aktivitet sportiv dhe kulturor kushtuar 621-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar, Skënderbeut.
Ky organizim realizohet nga shoqata “Gjergj Kastrioti”, me synimin për të promovuar sportin, frymën e garës, bashkimin komunitar dhe ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar në diasporë.
Turneu do të zhvillohet në kategorinë për femra dhe meshkuj, duke mbledhur pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Evropës. Përveç garës sportive, eventi do të ketë karakter familjar, me aktivitete artistike dhe argëtuese për fëmijë dhe të pranishmit.
Organizatorët ftojnë të gjithë sportdashësit, familjet dhe komunitetin shqiptar në Zvicër dhe më gjerë të bëhen pjesë e këtij manifestimi të veçantë, që ndërthur sportin me vlerat kombëtare dhe kulturore shqiptare.
Data: 31 maj 2026
Ora: 12:00
Vendndodhja: Grampenweg 5, 8180 Bülach, Zvicër

Për informacione shtesë dhe pjesëmarrje, të interesuarit mund të kontaktojnë organizatorët përmes rrjeteve sociale të shoqatës “Gjergj Kastrioti”, transmeton helveticALForum.ch.
Sport, krenari dhe bashkim shqiptar!




