Nga VISAR Zhiti
Ngjarje e bukur në Kanada, e gjitha shqiptare: mbërritën botime nga dheu amë dhe u çel Festivali i Librit, tashmë dhe në Toronto.
Kanë vajtur nga Tirana. botuesi i mirënjohur, Bujar Hudhri, dhe nga New Yorku, Dr, Pashko R. Camaj, nismẽtarët dhe realizuesit “e platformës ‘Alblibris’, një lloj ‘Amazoni’ shqiptar, – lexoj, – i mundësuar nga Botimet “Onufri” për shpërndarjen e librit shqip në mbarë Amerikën e Veriut ”.

Arritje e mirëpritur, me vlera të mëdha: letërsi shqip, gjuhë dhe kulturë, aq e nevojshme për diasporën, sidomos për të rinjtë, të mos harrojnë rrënjët, se dhe integriteti merr më kuptim dhe forcë identitare, etj, etj.
Besoj që do jenë biseduar dhe këto.
Në Festën e Librit në Toronto janë të pranishëm dhe shkrimtarë të njohur, miqtë tanë, gazetarë, etj, dhe kanë patur takime me lexues e vizitorët e shumtë.
Ndërkaq prej andej më kanë ardhur dhe imazhe nga Festa, gjithçka më duket bukur, sallone plot dritë, vitrata të mëdha dhe libra, në varganin e tryezave shoh dhe të mitë… më duket se diçka e rëndësishme nga shpirti ka bujtuar atje në këtë fundjavë…
Do të mbyllet në mbrëmje Panairi, por nëpër shtëpira do të hapen librat
si një e nesërme që na pëlqen…




