POSTIMET E FUNDIT

Parkinsoni mund të mos jetë një sëmundje e vetme

Trajtimi i Parkinsonit shpesh nuk jep të njëjtat rezultate tek të gjithë pacientët. Një grup studiuesish belgë besojnë se kjo ndodh sepse Parkinsoni mund të mos jetë një sëmundje e vetme, por disa gjendje biologjikisht të ndryshme që kërkojnë trajtime të personalizuara.

Përfundimet janë arritur pas një studimi të realizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, e cila identifikoi forma të fshehura të sëmundjes së Parkinsonit.

Studiuesit përdorën inteligjencën artificiale për të identifikuar dy grupe kryesore dhe pesë nën-grupe të sëmundjes në modele me miza frutash.

Parkinsoni shoqërohet me vështirësi në lëvizje dhe përkeqësim progresiv neurologjik. Sipas studiuesve, sëmundja mund të shkaktohet nga mutacione në shumë gjene të ndryshme, të cilat ndikojnë trurin në mënyra të ndryshme. Kjo mund të shpjegojë pse i njëjti trajtim nuk funksionon për çdo pacient.

Ekspertët sqarojnë se, megjithëse pacientët shfaqin simptoma të ngjashme, në nivel molekular ata ndahen në kategori të ndryshme, duke e bërë të pamundur ekzistencën e një ilaçi të vetëm efektiv për të gjithë.

Në studim u analizuan mutacione në 24 gjene të lidhura me Parkinsonin dhe u vu re se trajtime që funksiononin për një grup nuk kishin efekt tek grupet e tjera.

Edhe pse kërkimi është ende në fazat e hershme dhe është kryer tek mizat e frutave, shkencëtarët besojnë se ai hap rrugën drejt trajtimeve më të personalizuara për Parkinsonin dhe sëmundje të tjera komplekse në të ardhmen, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB