BallinaKulturaMarrëveshje për trashëgiminë në UNESCO, Shqipëria drejt promovimit ndërkombëtar të kulturës

Marrëveshje për trashëgiminë në UNESCO, Shqipëria drejt promovimit ndërkombëtar të kulturës

-

Në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit u nënshkrua  Memorandumi I  Mirëkuptimit ndërmjet këtij institucioni dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, në kuadër të mbështetjes për paketën e dytë të nominimeve të trashëgimisë kulturore jomateriale në UNESCO. 

Ministri i Turizmit Kulturës dhe sportit dhe përfaqësues të fondacionit shqiptaro amerikan theksuan rëndësinë e këtij partneriteti si një hap konkret drejt ndërkombëtarizimit të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen e saj.

“Shqipëria vijon të konsolidojë praninë e saj në listat e UNESCO-s, për trashëgiminë kulturore janë materiale që dëshmojnë pasurinë dhe larminë e traditave që formësojnë identitetin tonë kombëtar. Ministria do të koordinojë grupet e punës, do të garantojnë përmbushjen institucionale të procesit. Bashkëpunimi përforcon kapacitetet kombëtare në ruajtjen e traditës. Gjithashtu kontribuon në promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe këtu ka të bëj shumë dhe me aspektin e vlerës së shtuar turistike që gjeneron”, u shpreh Gonxhja.

Ky bashkëpunim synon të forcojë përpjekjet për identifikimin, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë shpirtërore shqiptare, duke i dhënë një shtysë të re procesit të përfshirjes së elementëve të rinj në listat e UNESCO-s, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Të shtunën në orën 10:00 përpara Kryeministrisë”, thirret protesta kombëtare dhe...

0
Në kanalet e komunikimit qarkullon një thirrje për protestën e të shtunës, e shpërndarë nga shumë aktivistë. Të shtunën në orën 10:00 është thirrur...