Në kuadër të Klinikës Juridike “Emine Zendeli” në UEJL, u realizua me sukses një trajnim dinamik dhe interaktiv me studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së dhe studentët e Fakultetit juridik të Universitetit të Tetovës, nën koordinimin e Zyrës Programore të Këshillit të Evropës.

Ky trajnim nuk ishte vetëm teori ishte përgatitje konkrete për praktikë, përgjegjësi dhe ndikim real!
Prof. Dr Njomza Selimi-Osmani (udhëheqëse e Klinikës juridike pranë Universitetit të Tetovës) solli në fokus Ndihmën juridike sekondare dhe të gjitha aapektet proocedurale për të aplikuar dhe përfituar këtë të drejtë ligjore.
Prof. Dr Arta Mero (udhëheqëse e Klinikës juridike pranë UEJL) trajtoi një nga temat më të ndjeshme dhe më të rëndësishme: Ndihma juridike në rastet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore ku ndër të tjera studentët u trajuan si ti qasen viktimës së dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, rolin që ata kanë në shoqërimin e viktimave në institucionet shtetërore për të marrë ndihmën dhe trajtimin e nevojshëm
Bojana Bozhinovska, konsulente e Këshillit të Evropës trajtoi temën rreth Ndihmës juridike falas për viktimat e trafikimit me njerëz
Fulbright Professor Karen Westwood solli një dimension inovativ me prezantimin: AI Ethics and Legal Clinics, duke hapur diskutim mbi sfidat etike dhe rolin e inteligjencës artificiale në praktikën juridike dhe edukimin klinik
Diskutime të thella, angazhim maksimal dhe bashkëpunim mes studentëve, një atmosferë që dëshmon se juristët e së ardhmes po formohen me ndjeshmëri, profesionalizëm dhe përgjegjësi shoqërore.
Studentët e trajnuar do të jenë pjesë aktive e Klinikave Juridike si ofrues të ndihmës juridike falas primare, duke kontribuar drejtpërdrejt në qasjen në drejtësi për të gjithë qytetarët. Klinika Juridike nuk është vetëm mësim- është mision!, transmeton UEJL, përcjell helveticALForum.ch.




