BallinaAtdheuKuvendi miraton Reformën Territoriale me 85 vota, bashkitë në Shqipëri reduktohen nga...

Kuvendi miraton Reformën Territoriale me 85 vota, bashkitë në Shqipëri reduktohen nga 61 në 46

-

Kuvendi ka miratuar me 85 vota reformën e re administrativo-territoriale, duke i hapur rrugë hartës së re që redukton numrin e bashkive në Shqipëri nga 61 në 46.

Për miratimin e reformës kërkoheshin pikërisht 84 vota. Drafti i Partisë Socialiste parashikon shkrirjen e 15 bashkive me njësi të tjera vendore.

Votimi u zhvillua pas një seance maratonë, të shoqëruar gjatë gjithë ditës me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për hartën e re territoriale. Në momentin e votimit, deputetët e PD-së tentuan të bllokonin procesin, duke kërkuar nga drejtuesi i seancës që votimi të mos zhvillohej, transmeton rtsh.

Bashkitë që shkrihen:

Prrenjas

Fushë-Arrëz

Klos

Rrogozhinë

Dimal

Poliçan

Patos

Divjakë

Selenicë

Maliq

Këlcyrë

Memaliaj

Libohovë

Cërrik

Belsh

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nga Konispoli në Winterthur: Vallja e Osman Takës që mban gjallë...

0
Winterthur – Zvicër, 08 tetor 2026 - Ansambli i këngëve dhe valleve “TROJET”, me qendër në Winterthur të Zvicrës, e ka pritur me krenari...