Nga Butrint Anëdrini, Milano
Në hapësirën shqiptare dhe më gjerë, emri i PhD Dashnim Hebibit po afirmohet si një figurë e përkushtuar ndaj dijes, kulturës, letërsisë dhe angazhimit shoqëror. I lindur në Preshevë, ai përfaqëson denjësisht një trevë me histori dhe vlera të mëdha, duke e kthyer përvojën e tij në një mision për kontribut të vazhdueshëm në shoqëri.

Si studiues, shkrimtar dhe intelektual, ai ka ndërtuar një profil të respektuar, duke u dalluar për mendimin kritik dhe përkushtimin ndaj vlerave universale. PhD Dashnim Hebibi është autor i mbi 30 librave në fusha të ndryshme, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare dhe më gjerë. Veprat e tij trajtojnë tema që lidhen me paqen, humanizmin, identitetin dhe sfidat e kohës moderne.
Përveç veprimtarisë akademike dhe letrare, ai është i njohur edhe për angazhimin e tij në çështje humanitare dhe ndërkombëtare. Ai mban titullin Ambasador i Paqes, duke reflektuar përkushtimin e tij për promovimin e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës mes popujve.
PhD Dashnim Hebibi është president i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” në Zvicër, si dhe i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Zvicër. Përmes këtyre institucioneve, ai ka kontribuar në ndërtimin e urave të bashkëpunimit, në mbështetjen e komuniteteve në nevojë dhe në avancimin e projekteve shkencore e kulturore. Gjatë rrugëtimit të tij, ai është nderuar me shumë mirënjohje dhe çmime për kontributin e dhënë. Këtyre vlerësimeve i shtohet edhe certifikata nga Gazeta e Konferencës Arabe, e cila e rendit atë në mesin e një mijë poetëve dhe shkrimtarëve që kanë pasuruar skenën letrare dhe kulturore ndërkombëtare.
Certifikatë
Gazeta e Konferencës Arabe
Lista e një mijë poetëve dhe shkrimtarëve
Gazeta e Konferencës Arabe ka kënaqësinë t’i akordojë këtë certifikatë PhD Dashnim Hebibit, në shenjë vlerësimi për kontributet e tij të rëndësishme në skenën letrare dhe kulturore.
DASHNIM HEBIBI – KOSOVË
Një mijë poetë dhe shkrimtarë pasuruan skenën letrare dhe kulturore gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 (janar, shkurt dhe mars), duke vazhduar të pasurojnë botën me krijimtarinë e tyre në poezi, tregime dhe artikuj që bëjnë thirrje për paqe, nxisin refuzimin e luftërave, forcojnë vlerat e vëllazërisë, drejtësisë dhe humanizmit, si dhe inkurajojnë bashkëpunimin dhe jetesën në dashuri dhe harmoni.
Themeluesi i gazetës:
Mitwali Basal
Gazeta e Konferencës Arabe
Prill 2026
PhD Dashnim Hebibi shpreh mirënjohjen e tij të thellë për botuesin, stafin dhe në veçanti për znj. Angela Kosta, për mbështetjen dhe mundësinë që u jep krijuesve të shprehen lirshëm dhe të përhapin fjalën e lirë në mbarë botën. Ai thekson se çdo mirënjohje është një shtysë më shumë për të vazhduar me përkushtim rrugën e tij në shërbim të dijes, kulturës, paqes dhe humanizmit.




