POSTIMET E FUNDIT

Ministri Hoxha në Forumin e Diplomacisë së Antalias

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndodhet në Antalia, ku po merr pjesë në Forumi i Diplomacisë së Antalias, një nga platformat më të rëndësishme globale të dialogut politik dhe diplomatik.
Edicioni i këtij viti, që zhvillohet nga 17 deri më 19 prill 2026, mbledh liderë shtetesh, ministra dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, duke u fokusuar në temën “Hartëzimi i së nesërmes, menaxhimi i pasigurive”. Diskutimet synojnë adresimin e sfidave të rendit ndërkombëtar dhe nevojën për bashkëpunim të koordinuar në një kontekst global gjithnjë e më kompleks.

Ministri Hoxha është ndër folësit kryesorë në panelin “Arritja e paqes në Ballkan: Dialog, Biznes dhe Ndërlidhje”, ku pritet të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si një element kyç për paqe të qëndrueshme, zhvillim ekonomik dhe avancimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të vizitës në Antalia, kryediplomati shqiptar do të zhvillojë gjithashtu takime bilaterale me homologë nga vendet e Bashkimi Evropian, rajoni dhe më gjerë, si dhe me përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare. Po ashtu, ai do të marrë pjesë në takimin e tretë të Platformës së Paqes në Ballkan, një nismë e ndërmarrë nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, që synon forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal në fusha kyçe si siguria energjetike, ndërlidhja infrastrukturore dhe zhvillimi ekonomik, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB