POSTIMET E FUNDIT

Duka ia lë derën hapur trajnerit Silvinjo

Presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, doli sot në një konferencë shtypi, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Çështja e parë ishte sigurisht ajo e Kombëtares dhe e trajnerit Silvinjo, nëse braziliani do të vazhdojë apo jo në krye të kuqezinjve.

Presidenti Duka, pasi e konsideroi të sukseshme ecurinë e Shqipërisë, pohoi se vazhdimi me Silvinjon në stol është i hapur: “Ne prisnim më shumë dhe meritonim më shumë me atë që dhamë në fushë. Kompeticioni në përgjithësi ishte i mirë. Ka pasur edhe ndeshje, që nuk ishin në pritshëmritë tona, objektivi ishte të ishim të dytët në grup. Kualifikueset për mua janë të suksesshme.

Të dyja kualifikueset, të Europianit dhe Botërorit, janë më të suksesshmet në hisrtori. Dëshironim, e kishim ëndërr të shkonim në Botëror, të paktën ta provonim edhe në Stokholm.

Kam biseduar me trajnerin pas ndeshjes me Ukrainën, i kam thënë të njëjtat gjëra. Një trajner e ndjen vetë, një profesionist e ndjen vet, nëse duhet të vazhdojë ose jo. E kam pyetur trajnerin: si e ndjen veten? Ai më ka pyetur: si e mendon ti? E kam detyrim të jem transparent.

Ai do të marrë kohë për ta menduar dhe nëse do të thotë: po, kam energji të vazhdoj, do t’i afrojmë një kontratë të re pas korrikut me kushtet tona. Do ta vendosim para ndeshjes miqësore të qershorit. Nuk mund të bënim kontratë deri në mars, sepse do të ishte demotivuese”, – theksoi Duka.

Pyetjes së gazetares së RTSH, Sabina Mete, nëse është koha për një trajner shqiptar në krye të Kombëtares, presidenti Duka iu përgjigj: “Gjatë kohës sime ia kam ofruar një herë drejtimin e Kombëtares një trajneri shqiptar, Besnik Hasit. Në momentin e fundit ai u tërhoq, sepse u bë trajneri i Anderleht. E kam menduar për trajner shqiptar dhe e mendoj, por së pari duhet të shohim çfarë do të bëjmë me trajnerin aktual. Siç e thashë, do të vendosim përpara miqësoreve të qershorit”, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB