Këshilli i Ministrave ka miratuar lehtësimin e qëndrimit për shtetasit e Ukrainës në territorin shqiptar, duke u dhënë atyre të drejtën të hyjnë pa vizë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30 mars 2027.
Ky vendim përfshin si ata që do të hyjnë në vend në të ardhmen, ashtu edhe shtetasit ukrainas që ndodhen aktualisht në Shqipëri.
Me këtë akt, qeveria shqiptare zgjat afatin e qëndrimit të tyre, duke shfuqizuar vendimin e mëparshëm të vitit 2022.
Sipas këtij vendimi, shtetasit ukrainas lejohen të hyjnë pa vizë në Shqipëri dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30 mars 2027.
Lehtësia e re përfshin jo vetëm ata që do të hyjnë në vend në të ardhmen, por edhe shtetasit ukrainas që ndodhen aktualisht në territorin shqiptar, të cilët gjithashtu mund të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri në të njëjtën datë.
Ky vendim vjen si pjesë e politikave të qeverisë shqiptare për lehtësimin e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve ukrainas, duke reflektuar një qasje humanitare dhe mbështetëse në trajtimin e statusit të tyre. Me miratimin e këtij akti, shfuqizohet vendimi i mëparshëm i vitit 2022, duke zgjatur afatin e qëndrimit deri në vitin 2027. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe ngarkon Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e tij.
V E N D I M
PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES E TË QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shtetasit e Ukrainës lejohen të hyjnë pa vizë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30.3.2027.
2. Shtetasit e Ukrainës, të cilët gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë, lejohen të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30.3.2027.
3. Vendimi nr.169, datë 18.3.2022, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohet.
4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, transmeton rtsh.




