“Nuk m’u besonte fare dhe kam qarë pafund”
Të shtunën e 6 qershorit në TV Klan u transmetua një nga eventet më të ndjekura të bukurisë, Miss Universe Albania 2026, i cili solli në skenë emocione, shkëlqim dhe kurorëzoi tre vajza shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Ato do të përfaqësojnë vendet e tyre përkatëse në konkursin global të bukurisë që do të mbahet në Porto Riko në muajin nëntor.
Ato ishin të ftuara këtë të martë, më 9 qershor, në emisionin “Rudina” për të prezantuar veten, për të rrëfyer mbi këtë ekperiencë unike dhe për emocionet e momentit të kurorëzimit.
Miss Universe Albania 2026 është Jogersa Beqiri nga Shkodra. E diplomuar në informatikë dhe aktualisht e angazhuar si IT në një kompani holandeze, ajo tregoi se fitorja ishte krejtësisht e papritur për të dhe se momenti i shpalljes e ka kapur në befasi të plotë.
“Nuk e prisja fare të fitoja çmimin e parë, prisja të fitoja çmimin e dytë, të tretë kishte shumë goca të bukura. Konkururenca ishte shumë e madhe, kur m’u thërrit emri kisha mbetur, thjesht më bënin këmbët të shkoja aty, pasi isha isha e shokuar. Nuk m’u besonte fare dhe kam qarë pafund. Shumë e emocionuar, akoma nuk më besohet. Unë e kam pasur ëndërr me vite po nuk e gjeja guximin të shkoja”, u shpreh Beqiri.
Nga Kosova vjen fituesja e titullit Miss Universe Kosovo, Evisa Pacolli, studente marketingu në Kanada, ku edhe ka lindur. Edhe ajo pranoi se nuk e kishte parashikuar aspak fitoren, por e ka shijuar çdo moment të garës, pavarësisht konkurrencës së fortë.
“Nuk e kam pritur apak por ishte një momnet shumë shumë i bukur dhe me të vërtetë e kam shijuar e kam shijuar çdo moment në këtë rrugëtim, kështu që jam shumë e lumtur. Ishte një garë e fortë sepse ka pasur shumë vajza të bukura”, pohoi Pacolli.
Ndërkohë, titulli Miss Universe Montenegro i shkoi shqiptare nga Mali i Zi, Maria Aleksandra Ivezaj, e cila jeton mes Shteteve të Bashkuara dhe Malit të Zi. Ajo tregoi se gjuha shqipe ka qenë një sfidë gjatë rrugëtimit të saj, por gjithsesi ka ndarë me publikun rrugëtimin e saj profesional si juriste dhe trajnere pilatesi.
“Nuk e kisha imagjinuar më parë të merrja pjesë në një konkurs bukurie. Kam ardhur për herë të parë në gusht të vitit 2025 në Malin e Zi, për këtë event”, tha Ivezaj.
Të tria vajzat theksuan gjithashtu se përditshmëria e tyre është e lidhur ngushtë me aktivitetin fizik si palestra apo pilates-i, që i ndihmon të ruajnë një fizik të bukur dhe të përshtatshëm. Ato u shprehën se deri në Miss Universe 2026, në Porto Riko, do të ndjekin një regjim edhe më të rreptë për të përfaqësuar sa më denjësisht vendet e tyre.
Në fund, përpos bukurisë, ishte karakteri i fortë, vetëbesimi dhe disiplina që u vlerësuan nga vajzat si cilësitë kryesore, që i çuan drejt kurorës së fitueses, transmeton tvklanal.




