POSTIMET E FUNDIT

Telegram Ngushëllimi për Bacën Arif Abazi – Miratoca

Zürich, 06 prill 2026 – Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në Zvicër, me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Abazi për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, z. Arif, babait të Dëshmorit Artan Abazi.

Ndarja nga jeta e bacës Arif përbën një humbje të madhe jo vetëm për familjen Abazi, por edhe për gjithë komunitetin tonë. Ai ishte një figurë e respektuar, një prind i përkushtuar dhe një njeri me vlera të larta njerëzore e kombëtare. Me dinjitet dhe përkushtim, ai rriti dhe edukoi një bir që dha jetën për lirinë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe kujtesën tonë kolektive.

Humbja e një prindi është ndër dhimbjet më të mëdha që mund të përjetojë një familje. Në këto momente të rënda zie, jemi pranë jush me zemër dhe shpirt, duke ndarë dhimbjen dhe duke shprehur solidaritetin tonë të plotë. Kujtimi për bacën Arif do të jetojë përgjithmonë në zemrat e atyre që e njohën dhe e çmuan, ndërsa vepra dhe sakrifica e familjes suaj mbeten frymëzim për brezat që vijnë.

Artan Abazi gjatë luftës. Lavdi !

Sot, më 06.04.2026, iu dha lamtumira e fundit bacit Arif nga Miratoca, babait të Dëshmorit Artan Abazi. Me këtë rast, lutemi që Zoti ta mëshirojë shpirtin e tij fisnik dhe ta shpërblejë me xhenetin e përjetshëm, ndërsa juve, familje e nderuar, t’ju japë forcë, durim dhe kurajo për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Ngushëllime të thella familjes Abazi.
I përjetshëm qoftë kujtimi për bacën Arif!

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” – Zvicër

Dashnim HEBIBI, kryetar

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB