BallinaSportiKombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit

Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit

-

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas kthimit nga Finlanda me lojtarët kuqezi që kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në Shtëpinë e Futbollit në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj San Marinos.

Skuadra u nda në dy grupe, teksa lojtarët që nuk u aktivizuan në Finlandë zhvilluan një seancë me ngarkesë të plotë. Ndërsa lojtarët që ishin titullarë në ndeshje bënë vetëm rikuperim dhe fizioterapi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka ndryshime në listën e Kombëtares. Mesfushori Feta Fetai dhe mbrojtësi Samuele Sina do të largohen për t’u bashkuar me Kombëtaren U-21 dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për miqësoren me Ukrainën, që luhet nesër në ora 15:30 në Hungari.

Sakaq, edhe mesfushori Luis Hasa ka kaluar problemet shëndetësore dhe sot është bashkuar me grupin, duke qenë gjithashtu i gatshëm për ndeshjen e katërt të UEFA Nations League.

Gjithashtu, trajneri Rolando Maran ka thirrur portierin Simon Simoni për të zëvendësuar Etrit Berishën e skualifikuar. Simoni është bashkuar që sot në stërvitje me kuqezinjtë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me San Marinon, që luhet më datë 6 tetor, ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Biletat për ndeshjen Shqipëri-San Marino mund ti gjeni obline në ebileta.al ose në pikën e shitjes fizike në stadiumin “Air Albania”./BW

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PDK-ja i jep “flakën” Speciales, por Kushtetuta “ahtisariane” i vë frenat!

0
Nga Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen, në të cilin po insiston me aq ngulm PDK-ja që të procedohet...