BallinaDiasporaDiaspora, në fokus të takimit të demokratëve në Brescia

Diaspora, në fokus të takimit të demokratëve në Brescia

-

Qindra shqiptarë të Diasporës u mblodhën në Brescia të Italisë në një takim me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ku në fokus ishte “Ripërtëritja”, ndryshimi politik dhe roli i Diasporës në të ardhmen e Shqipërisë.

Gjatë takimit, Balliu vuri theksin te rëndësia e Diasporës shqiptare, duke e cilësuar atë një forcë të rëndësishme për ndryshimin në Shqipëri.

“Diaspora është shpresa për ndryshimin e vendit dhe forca e saj, qytetaria dhe dashuria për atdheun do të jenë motori i betejës së ardhshme për ndryshimin e Shqipërisë”, u shpreh Balliu.

Në fjalën e tij, deputeti demokrat foli për nevojën e një Ripërtëritjeje politike, duke theksuar se shqiptarët brenda dhe jashtë vendit kërkojnë një kapitull të ri për Shqipërinë.

Balliu akuzoi gjithashtu qeverinë e Edi Ramës për lidhje me krimin dhe drogën, duke i cilësuar këto si ndër shqetësimet kryesore të opozitës. Ai tha se Diaspora nuk e ka harruar çështjen e votës dhe se do të vijojë të jetë e angazhuar në zhvillimet politike të vendit.

“Shqiptarët nuk janë të lidhur me krimin dhe drogën. Ata punojnë me nder dhe me djersën e ballit. Problemi është një qeverisje për të cilën opozita ngre akuza të rënda”, deklaroi Balliu.

Gjatë takimit, Balliu falënderoi kryetarin e Degës së PD-së në Brescia, zotin Plaka, koordinatorin Edi Çekrezi, Sekretarin për Diasporën Ethem Aga, si dhe kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, për organizimin dhe pjesëmarrjen.

Takimi në Brescia u zhvillua në kuadër të angazhimit të demokratëve me Diasporën dhe përcolli mesazhin e “Ripërtëritjes”, si një proces i ndryshimit dhe hapjes së një kapitulli të ri politik, transmeton BW.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PDK-ja i jep “flakën” Speciales, por Kushtetuta “ahtisariane” i vë frenat!

0
Nga Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen, në të cilin po insiston me aq ngulm PDK-ja që të procedohet...