POSTIMET E FUNDIT

Shqipëria “pushton” NBA, këngë dhe valle shqiptare në parketin e Chicago Bulls

Në një nga arenat më të mëdha të basketbollit në botë, gjatë ndeshjes së Chicago Bulls, atmosfera mori një kthesë krejt shqiptare.

Ansambli nga komuniteti shqiptar në Illinois, të ftuar nga Chicago Bulls performuan para ndeshjes me Phoenix Suns në United Center.

Tingujt e muzikës tradicionale shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarë me kostume kombëtare sollën energji dhe krenari në parket. Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve tona, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në NBA. Kjo natë e veçantë, e dedikuar komunitetit shqiptar, tregoi se kultura jonë nuk njeh kufij, nga Shqipëria dhe Kosova, deri në zemër të Chicago. Një moment krenarie që po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe po tregon botës bukurinë e traditave shqiptare. Ansambli nga komuniteti shqiptar në Illinois, të ftuar nga Chicago Bulls performuan para ndeshjes me Phoenix Suns në United Center, transmeton euronewsal. 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB