POSTIMET E FUNDIT

Trump: Irani i ka dhënë SHBA-së një ‘çmim të rëndësishëm’ për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani u kishte dhënë Shteteve të Bashkuara një “çmim të rëndësishëm” me vlerë “një shumë të madhe parash”, në lidhje me naftën dhe gazin.

Dhurata, thekson presidenti amerikan, lidhet me Ngushticën e Hormuzit, duke u rezervuar për detaje të mëtejshme.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara po bisedonin me “njerëzit e duhur” në Iran për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

“Jemi në negociata tani”, u tha ai gazetarëve në Zyrën Ovale të martën, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB