POSTIMET E FUNDIT

Celine Dion rikthehet në skenë

Pasi u rikthye në skenë duke kënduar “Hymne A L’Amour” të Edith Piaf rrëzë Kullës Eiffel në hapjen e Lojërave Olimpike të Parisit 2024, Celine Dion tani është gati për një rikthim të madh koncertesh në Francë.

Lajmi, i cili u raportua në gazetën La Presse të dielën, u njoftua të hënën me një fushatë të gjallë posterash me titujt e këngëve ikonike të Dion, të tilla si “Pour que tu m’aimes encore” dhe “Power of Love”, të shpërndara nëpër rrugët e Parisit.

Pritet që Dion të mbajë një sërë koncertesh në Paris këtë vjeshtë, duke filluar nga kjo vjeshtë në La Defense Arena të Parisit, e cila sapo është marrë në pronësi nga Live Nation dhe më parë ka pritur Taylor Swift, Rolling Stones dhe Kendrick Lamar. Sipas La Presse, Dion do të mbajë dy koncerte në javë në sallën me 40,000 vende në shtator dhe tetor.

Koncertet e Celine Dion në Paris ishin planifikuar fillimisht për vitin 2020 në La Defense Arena si pjesë e turneut të saj botëror “Courage”, por u shtynë për shkak të pandemisë dhe më pas për shkak të problemeve shëndetësore.

Në vitin 2022, këngëtarja u diagnostikua me sindromën e personit të ngurtë (SPS), një çrregullim i rrallë neurologjik dhe autoimun që shkakton ngurtësi muskulore, e cila pengon aftësinë për të ecur dhe kënduar.

Beteja e saj kundër sëmundjes u përshkrua në dokumentarin e vitit 2024 “I Am: Celine Dion”, me regji nga Irene Taylor, transmeton telegrafi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB