BallinaKrijimtariGROPA E ZEMRÊS

GROPA E ZEMRÊS

-

Nga Fitore HAKLAJ; Zvicër

Një thyerje e lehtë

Ngadalë hyri në zemër

Bëri një gropë të thellë

Por gjaku mbeti i kthjellët

U ngri sikur hekuri

Nuk u copëtua më

Ajo zemër me gropë

Lotin nuk e rridhte

Ngadalë i këndove këngën

Duke e përkundur në djep

E plaga shërohej çdo ditë ngapak

Por shenja mbeti për jetë

Ti, gropë e zemrës sime

Mos luaj me mua

Bëhu gurë që nuk thyhet

Të lozim kur ne duam

Këndojmë këngën e dashurisë

Unë lëviz në ty

E ti më troket në gjoks

Kur gropa mbushet me lumturi

Gropa e zemrës sime!

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ALEANCA ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS KËRKON NJË SHQIPËRI TË...

0
Nga delegacioni i parë amerikan në Shqipëri, në mars/prill 1991, te ardhja e ambasadorit Eric Wendt në Tiranë: “Një kapitull i ri nisi për...