BallinaSportiKosovë-Austri, Foda e Muriqi: Jemi gati

Kosovë-Austri, Foda e Muriqi: Jemi gati

-

Kosova do të zbresë në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve(Liga B, Grupi 3), të dilën duke nisur nga ora 18:00, përballë është Austria. Në prag të kësaj sfide, trajneri Franco Foda dhe kapitenit Vedat Muriqi, në një konferencë për shtyp, kanë shpalosur objektivat.

“Kemi pasur disa probleme ndaj Austrisë në mbrojtje. Kemi treguar ndaj Izraelit se jemi përmirësuar. E kemi analizuar dhe jemi përgatitur mirë. Na pret një ndeshje intensive. Duhet të kemi kujdes në tranzicion, në kalimin nga sulmi në mbrojtje dhe anasjelltas”, ka thënë trajneri Foda.

“E dimë që jemi në shtëpi dhe e kemi publikun. Kjo na shërben për një energji tjetër”

“Pas çdo ndeshjeje bëjmë analiza dhe marrim vendime. Në Izrael u stabilizuam në mbrojtje. Disa lojtarë kanë pasur dëmtime. Ndaj Izraelit bëmë ndryshime dhe tani, kundër Austrisë, duhet të kemi energji dhe pasion”.

Ndërkohë, sulmuesi Vedat Muriqi ka konfirmuar se do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Austrisë.

“Kisha një shqetësim pas ndeshjes me Austrinë. Siç e dini, isha i dëmtuar në klub dhe kam pasur ngarkesë. Nesër do të jem gati”.

“Zyrtarisht ky është grumbullimi i parë si kapiten i parë, por nuk është diçka e re për mua, pasi kam qenë zv-kapiten dhe jam munduar të jem zëvendësues i mirë i kapitenit tonë të mëparshëm. Nuk jam i huaj në këtë post dhe këtë rol, nuk ndjej presion”, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Faleminderit për gjithçka, Valon!

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Federata e Futbollit e Kosovës nderoi Valon Berishën për kontributin e...

Përtej stuhisë