3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Pedagogia dhe Gazetarja Greta Topjana me Studentët në Panairin Kombëtar të Librit

Duhet ti lexosh

Siç mëson helveticALforum, Panairi i Librit në Tiranë është duke u vizituar nga lexues të shumtë. Panairi i 27-të i librit,  ka filluar nga data 13 dhe do të zgjasë deri më 17 nëntor 2024.

Studentët e vitit të tretë të degës “Shkenca Politike” të Universitetit të Tiranës vizituan sot stendën e Shtëpisë Botuese “Mediaprint” bashkë me pedagogen dhe gazetaren Greta Topjana, ku u fol për librin, leximin dhe panë nga afër botimet e Shtëpisë Botuese “Mediaprint”.

Falënderojmë @gretatopjana që jo vetëm i tha, “Po” ftesës për në Panair, por është edhe një promotore e fuqishme e botimeve tona të reja.

#shtepiabotuesemediaprint #panair #botime #takime

Ja se çka shkruan në profilin e saj në FB, pedagogia dhe gazetarja Greta Topjana;

“Vendosem që seminaret t’i spostojmë në terren, te Pallati i Kongreseve aty ku zhvillohet Panairi Kombëtar i Librit. Bashkë me studentët e Shkencave Politike Viti III, vizituam shtëpitë botuese, shkëmbyem mendime, kritika dhe sugjerime për librat që kemi lexuar dhe pikasëm (por edhe blemë) libra të rinj.

Faleminderit Klodiana Beshku që na e ofron komoditetin të zhvillojmë aktivitete të tilla”

Këtë vit në panair po marrin pjesë 90 shtëpi botuese, 25 prej të cilave janë jashtë Shqipërisë, nga vende si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Kosova. Gjatë panairit këtë vit është parashikuar të mbahen rreth 100 veprimtari dhe 60 promovime librash të rinj. Ndërkohë, siç tashmë është bërë traditë, një juri e veçantë do të ndajë të shtunën, pra sot edhe çmimet e Panairit për veprat më të mira të vitit.

helveticALforum.ch

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit