BallinaAtdheuPolicia e Kosovës: 8 Marsi nuk është vetëm lule

Policia e Kosovës: 8 Marsi nuk është vetëm lule

-

Policia e Kosovës ka shënuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si simbol i barazisë dhe fuqizimit të grave në shoqëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe përkushtim në luftën kundër dhunës ndaj grave.

“8 Marsi nuk është vetëm lule! Është zë, barazi, fuqizim dhe simbol për ndalimin e dhunës ndaj grave!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Policia.

Në këtë mesazh theksohet se kjo ditë nuk duhet të shënohet vetëm me urime dhe dhurata simbolike, por edhe me reflektim për të drejtat e grave dhe për angazhimin e përbashkët për të parandaluar dhe luftuar çdo formë dhune ndaj tyre.

Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet çdo vit më 8 mars në mbarë botën, duke theksuar arritjet e grave në shoqëri dhe duke ngritur zërin për barazi dhe respekt të të drejtave të tyre. /BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Artan Abrashi, ka reaguar pas protestës së zhvilluar para Kuvendit të...

0
Abrashi ka dënuar incidentet gjatë protestës, duke thënë se protesta është e drejtë demokratike, por jo dhuna, pengimi fizik i deputetëve dhe hedhja e...