POSTIMET E FUNDIT

PhD. Dashnim Hebibi në faqet e revistës italiane NOI QUI

Nga Dahest LUMA, Milano

Presidenti i Instituti Shkencor Helvetik për Evropën Juglindore me seli në Zvicër, Dr. Dashnim Hebibi, ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën e njohur italiane NOI QUI, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në rrugëtimin e tij akademik dhe institucional.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dr. Hebibi përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë emocionet dhe mirënjohjen e tij për këtë vlerësim ndërkombëtar. Në reagimin e tij publik, ai e cilësoi intervistën si një sukses që “ia mbushi zemrën me dritë”, duke theksuar se ky moment do ta motivojë të vazhdojë me edhe më shumë përkushtim dhe besim në misionin e tij shkencor.

“Edhe një sukses që ma mbushi zemrën me dritë! Do ta nis këtë javë me edhe më shumë përkushtim, me besim dhe mirënjohje për çdo hap të bërë. Faleminderit nga zemra, shpirtbardhë, mikja ime e dashur Angela Kosta, për mbështetjen dhe fjalët që më japin forcë. Me shumë emocion ndaj me ju intervistën time në Revista NOI QUI – Itali, një përjetim i veçantë që do ta ruaj gjatë në kujtesë. Mirënjohje e thellë për botuesin Luciano Zampini dhe për gjithë stafin për profesionalizmin, besimin dhe vlerësimin. Me punë, përkushtim dhe zemër të hapur, rrugëtimi vazhdon…” – është shprehur ai, duke falënderuar në mënyrë të veçantë miken e tij, Angela Kosta, për mbështetjen e vazhdueshme dhe fjalët inkurajuese.

Një mirënjohje e veçantë nga ana e tij shkoi edhe për botuesin Luciano Zampini dhe stafin e revistës për profesionalizmin, besimin dhe vlerësimin e treguar ndaj punës së tij. Sipas Dr. Hebibit, intervista në “NOI QUI” përbën një përjetim të veçantë, që do të mbetet gjatë në kujtesën e tij personale dhe profesionale.

Ky publikim në median italiane dëshmon për rolin në rritje të Institutit Shkencor Helvetik për Evropën Juglindore në promovimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor mes Zvicrës, Italisë dhe vendeve të rajonit. Nën drejtimin e Dr. Hebibit, instituti ka thelluar angazhimin në projekte kërkimore, nisma kulturore dhe aktivitete që synojnë forcimin e dialogut ndërkombëtar.

Me mesazhin e tij përmbyllës – “Me punë, përkushtim dhe zemër të hapur, rrugëtimi vazhdon…” – Dr. Hebibi përcjell jo vetëm emocionin e një suksesi personal, por edhe vizionin e një angazhimi të pandalshëm në shërbim të dijes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB