POSTIMET E FUNDIT

Presidenti Begaj uron Ditën e Çlirimit: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, duke nderuar sakrificën dhe luftën për liri të popullit kosovar.

Në një postim në Facebook, Begaj theksoi se liria e Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, si dhe luftës heroike të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai gjithashtu vlerësoi rolin e aleatëve ndërkombëtarë, duke shprehur mirënjohje të veçantë për NATO, për mbështetjen në një nga momentet më vendimtare të historisë së Kosovës.

“Faleminderit NATO-s që qëndroi në anën e drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor”, shkruan Begaj në mesazhin e tij.

Presidenti shqiptar shprehu mirënjohje për luftëtarët e UÇK-së dhe për të gjithë ata që kontribuuan në rrugën drejt lirisë, duke përfunduar me mesazhin: “Lavdi të përjetshme dëshmorëve të lirisë”, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB