Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari, organizohet manifestimi përkujtimor “Kurora e Lirisë”, një aktivitet solemn dhe artistik që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër.
Manifestimi do të mbahet më 14 mars 2026, nga ora 15:00 deri në 18:30, në Kursaal Arena, Kursaal Bern, Kornhausstrasse 3, 3013 Bern – Zvicër. Hyrja është falas.
Programi përfshin:
- Fjalë solemne mbi kujtesën historike nga Prof. Dr. Agim Vinca
- Përfaqësues të lartë institucionalë shqiptarë dhe zviceranë
- Pjesëtarë të Familjes Jashari
- Fjalë përshëndetëse nga përfaqësuesi i Këshillit të Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër

Në kuadër të manifestimit do të organizohet edhe një spektakël i larmishëm artistik me pjesëmarrjen e artistëve të mërgatës shqiptare në Zvicër. Mysafir nderi do të jetë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova.
Gjithashtu do të hapet ekspozita fotografike “Prekazi dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare” nga Sefer Aliçkaj.
Ky manifestim synon të përkujtojë dhe nderojë heroizmin, sakrificën dhe trashëgiminë kombëtare të Familjes Jashari.
Të gjithë janë të mirëseardhur, transmeton helveticALforum.ch




