14 C
Zurich
Tuesday, February 24, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Presidenti i SHKA “Dardania” në Winterthur, Shefqet Çakolli, sjell librin më të ri me poezi

Përgatiti Dashnim Hebibi

Në Winterthur të Zvicrës, presidenti i SHKA ( Shoqëria Kulturo Artistike) “Dardania”, Shefqet Cakolli, ka njoftuar miqtë, shokët dhe dashamirët e artit se libri i tij më i ri me poezi tashmë është përgatitur për botim dhe shumë shpejt do të shkojë në shtyp. Me një përkushtim të veçantë ndaj fjalës së shkruar, autori vjen para lexuesve me një përmbledhje të re poetike që prek tema të ndjeshme dhe thellësisht njerëzore: dashurinë për vendlindjen, kujtimet e fëmijërisë së hershme, jetën në mërgim, realitetin e shoqërisë sonë dhe figurat e heronjve tanë – si ata që kanë lënë gjurmë në histori, ashtu edhe ata që janë ende mes nesh.

“LIBRI IM MË I RI ME POEZI, SHKON NË SHTYP!” – shprehet autori me entuziazëm, duke theksuar se vargjet e tij burojnë nga një ndjenjë e thellë malli, emocioni dhe përjetimi personal. Poezitë trajtojnë edhe problematikat shoqërore që na rrethojnë, duke i thurur ato me ndjeshmëri, etikë dhe reflektim.

Në këtë vëllim, lexuesi do të gjejë përshkrime të sinqerta të jetës së dikurshme: fshatin, malet, krojet, lojërat baritore, si dhe sfidat e një kohe jo të lehtë. Përmes vargjeve plot mallëngjim, autori rikthen kujtime që shumëkush i ka përjetuar, por rrallëherë ka gjetur kohë apo frymëzim për t’i shndërruar në poezi. Libri pritet të jetë së shpejti në duart e lexuesve, me të vetmin qëllim – të lexohet me durim, të përjetohet thellë dhe të zgjojë tek secili nga ne kujtimet e fëmijërisë dhe dashurinë për vendin ku kemi lindur e jemi rritur. Vlen të theksohet se Shefqet Çakolli është i njohur prej vitesh për krijimtarinë e tij poetike, duke qenë një zë i respektuar në mesin e komunitetit shqiptar në mërgatë. Me këtë botim të ri, ai dëshmon edhe një herë përkushtimin e tij ndaj letërsisë dhe kulturës shqiptare.

helveticALforum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB