10.6 C
Zurich
Tuesday, February 24, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Ambasada e Kosovës në SHBA shënon 18-vjetorin e Pavarësisë me pritje solemne në Uashington

Uashington, SHBA – Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës siç mëson helveticALforum.ch organizoi një pritje solemne me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, duke mbledhur së bashku personalitete të shumta nga jeta diplomatike, institucionale dhe komunitare.

Në këtë ngjarje festive morën pjesë mysafirë të nderuar, miq dhe partnerë të Kosovës, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët u bashkuan për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm në rrugëtimin e shtetit më të ri në Evropë si një vend sovran dhe demokratik.

Mbrëmja u karakterizua nga një atmosferë mirënjohjeje dhe reflektimi mbi arritjet e Kosovës ndër vite, si dhe mbi partneritetin e qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara – një miqësi e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe paqes.

Ngjarjen e nderuan me praninë e tyre nga Kosova Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti. Pjesëmarrja e tyre theksoi rëndësinë që institucionet e Kosovës i kushtojnë forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në fjalët përshëndetëse u theksua rrugëtimi 18-vjeçar i shtetndërtimit, përkushtimi ndaj reformave demokratike dhe vizioni për zhvillim ekonomik e integrim euroatlantik.

Ambasada shprehu mirënjohje të sinqertë për të gjithë ata që festuan së bashku këtë ditë të veçantë dhe që vazhdojnë të mbështesin Kosovën në konsolidimin e saj si shtet i pavarur dhe demokratik. Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë!, transmeton helveticALforum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB