1.6 C
Zurich
Wednesday, February 18, 2026
spot_img
spot_img

Kadri Veseli: “Drejtësia mund të vonohet, por nuk mund të mohohet”

EKSKLUZIVE

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili po përballet me akuza nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka dhënë deklarimin e tij përfundimtar në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.

Në fjalën e tij përmbyllëse, Veseli u shpreh i bindur në pafajësinë e tij, duke theksuar se drejtësia, ndonëse mund të vonohet, nuk mund të mohohet. “Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë. Veprimet e mia kanë qenë njerëzore dhe ligjore”, deklaroi ai para trupit gjykues.

Ai shtoi se gjykata ka një përgjegjësi të madhe historike për të mbrojtur të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë. Sipas tij, kjo nuk është vetëm një detyrë ligjore, por edhe trashëgimia që do të mbetet pas këtij procesi.

- Reklama -

Veseli theksoi se angazhimi i tij në radhët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë i motivuar nga dëshira për lirinë e Kosovës dhe për të siguruar drejtësi për qytetarët. “Ky është shkaku që iu bashkova atyre mijëra grave dhe burrave që u rreshtuan për lirinë e Kosovës dhe që i kam shërbyer gjithë jetën vendit tim, që çdo qytetar të gëzojë drejtësi dhe që bota ta njohë të vërtetën për kombin tonë”, u shpreh ai.

Në deklaratën e tij, Veseli foli edhe për përvojat personale, duke thënë se ai dhe familja e tij kanë jetuar për vite me radhë nën kërcënim dhe persekutim. “Edhe në momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë. Unë e di çka do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm, është një përvojë që nuk do t’ia dëshiroja askujt”, theksoi ai.

Në fund, Veseli deklaroi se pas dekadash hetimesh dhe shqyrtimi të dokumenteve, sipas tij, nuk ekziston asnjë provë që e lidh me kryerjen e krimeve për të cilat akuzohet.

- Advertisement -

Procesi ndaj tij dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të strukturave të larta të kohës së luftës po ndiqet me vëmendje të madhe si në Kosovë ashtu edhe ndërkombëtarisht, ndërsa vendimi i trupit gjykues pritet të ketë ndikim të gjerë në diskursin publik dhe politik në vend, transmeton rtk.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme