BallinaAtdheuGjyqi për ish-krerët e UÇK, avokati i Selimit: Prokuroria e paaftë për...

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, avokati i Selimit: Prokuroria e paaftë për të dalluar pretendimet nga provat

-

Avokati mbrojtës i Selimit tha se është shqetësuese paaftësia e Prokurorisë së Specializuar për të bërë dallimin ndërmjet pretendimeve dhe provave.

“Paaftësia e Prokurorisë për të bërë dallimin mes pretendimeve dhe provave, është po aq shqetësuese në këtë fazë të procesit gjyqësor, sa është edhe befasuese. Por edhe paaftësia për të trajtuar pikat e tjera që janë ngritur në lidhje me NPK-në theksojnë mungesën e qartësisë dhe besimit që ka vetë Prokuroria në argumentet e veta”, tha Geoffrey Roberts.
Ai shtoi se trupi gjykues nuk duhet të bazohet në provat e paraqitura nga Prokuroria, duke shtuar se kjo e fundit nuk mund të vërtetojë fajësinë e klientit të tij.

“Rexhep Selimi të lirohet menjëherë dhe të kthehet në Kosovë pranë familjes së tij”, tha Roberts duke mbyllur fjalën e tij, transmeton gtema.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

0
Tirana do të presë më 25 dhe 26 nëntor 2026 Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum), një aktivitet që synon...