1.6 C
Zurich
Wednesday, February 18, 2026
spot_img
spot_img

Në Nagold u festua 18-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 20-vjetori i Shoqatës Kulturore Shqiptare

EKSKLUZIVE

Sipas raportimit të platformës helveticALforum.ch, në qytetin e Nagold të Gjermanisë u organizua një festë madhështore me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republika e Kosovës, njëkohësisht edhe 20-vjetorit të themelimit të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Nagold.

Me ftesë të Shoqatës, në këtë aktivitet mori pjesë udhëheqësi i Konsullatës së Kosovës në Shtutgart, z. Hamdi Bërbatovci. Në fjalën e tij përshëndetëse, ai theksoi se 17 Shkurti përfaqëson sakrificën dhe përpjekjen shumëvjeçare të popullit të Kosovës për liri dhe shtetësi, duke nderuar të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugëtim historik drejt pavarësisë.

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës shqiptare në forcimin dhe mbështetjen e shtetit të Kosovës ndër vite, si dhe shprehu mirënjohje për shtetet mike, në veçanti për Gjermaninë, për përkrahjen e vazhdueshme politike dhe institucionale.

- Reklama -

Në festën e organizuar në Nagold morën pjesë edhe shumë miq gjermanë, çka dëshmoi lidhjet e forta të bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet komunitetit shqiptar dhe shoqërisë gjermane. Atmosfera festive u karakterizua nga fryma e unitetit, krenarisë kombëtare dhe respektit të ndërsjellë.

Një falënderim i veçantë iu drejtua Kryetarit të Shoqatës, z. Zeçir Gashi, për ftesën dhe organizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti, i cili përforcon bashkimin dhe identitetin kulturor të shqiptarëve në diasporë, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme