BallinaDiasporaNë Londër u festua 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Në Londër u festua 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

-

Edhe në Londër u festua 18-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Siç mëson HelveticALforum, Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Shkëlqesia e Tij Ilir Kapiti, ka njoftuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Në pritjen solemne morën pjesë përfaqësues të korit diplomatik, deputetë të Parlamentit Britanik, përfaqësues të Oborrit Mbretëror, e Dërguara e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, si dhe shumë miq e mbështetës të shquar që kanë qëndruar pranë Kosovës në ditët më të vështira të saj.

“Urime 18-vjetori i Pavarësisë, Kosovë!”, ishte mesazhi që përshkoi mbrëmjen festive, e cila shërbeu si një moment reflektimi mbi rrugëtimin historik të shtetit më të ri në Evropë.

Festimet vijuan më pas me diasporën shqiptare në Londër, në një atmosferë të ngrohtë dhe mbresëlënëse. Nën tingujt e këngës “Asgjë Sikur Dielli”, bashkatdhetarët shprehën krenarinë dhe dashurinë për atdheun, ndërsa ambasadori Kapiti u shprehu mirënjohjen më të thellë për kontributin e tyre të vazhdueshëm për Kosovën.

Në fjalën e tij, ai theksoi se rrugëtimi drejt lirisë ishte një përpjekje e gjatë për çlirim, vetëvendosje dhe pavarësi – nga rezistenca paqësore deri te lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai nënvizoi se pavarësia e Kosovës është rezultat i sakrificës së brezave dhe i mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë.

Kjo mbrëmje festive në Londër dëshmoi edhe një herë lidhjet e forta mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe rolin e jashtëzakonshëm të diasporës në forcimin dhe promovimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, transmeton helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Maqedonci dekoron gjeneralmajorin amerikan Stephen E. Osborn me Medaljen “Shërbim i...

0
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka dekoruar me Medaljen “Shërbim i Shquar” të Ministrisë së Mbrojtjes gjeneralmajorin Stephen E. Osborn, Adjutant të...