Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Pak Zvicër në Tërnocin e Madh të Luginës së Preshevës

by administrator
07:15 15/11/24
in Atdheu në objektiv
Pak Zvicër në Tërnocin e Madh të Luginës së Preshevës
0
SHARES
11
VIEWS
Share on Facebook

Nga Dashnim HEBIBI

Presheva, Bujanoci janë shumë të lidhura mes veti. Politika e ka vendin e vet dhe duhet, që të gjithë nga pak të punojnë për ato treva, ku dihet se në çfarë situate janë. Se shumë bashkëvendas e dijnë, se me shkuarjen e gurbetçarëve, vendi do të mbetet i thatë, edhe ajo po dihet, se edhe shkollat po mbesin pa nxënës, edhe kjo po dihet, por edhe nëse të duhet ndoj mjeshtër për ndoj punë, edhe kjo është e vështirë. Shkurt e shqip, nga Lugina  e Preshevës, po largohen shumë të rinjë.

Korriku e gushti gjallëron me mërgimtarë

Janë muaj të gëzimit, plot dasma e gazmende. Plot lokalet, përshëndetje nga njëri trotuar në tjetrin, përqafime, kur ke ardh, sa ke me ndejt, hajde po pijmë kafe, ishin fjalët e ëmbla të këtyre dy muajve. Muzikë deri në orët e para të ditës. Gjithandej gëzim, qyteti i mbushur, si Presheva ashtu edhe Bujanoci.

Nëse shkon në Kosovë duhesh të pritësh në kufi, por edhe nëse shkon në Maqedoninë Veriore pritje

Lugina e Preshevës me fajin e vet apo të dikujt ka mbetur e izoluar. Nëse ke një gëzim për të shkuar në Kosovë, sidomos në muajt korrik e gusht, duhesh të përgaditësh me orë të tëra për të pritur në kufi. Nuk ka lehtësim për banorët e kësa ane. Edhe në Maqedoninë Veriore nuk mundesh të hysh lehtë, edhe pse banorët e Kumanovës dhe të Luginës së Preshevës janë të lidhur nëmes veti.

Fjala bie, fshati Llojan është pak metra me fshatin Miratoc të Luginës, banorët e kësaj ane nga arat e tyre flasin, e për të shkuar duhesh të sillesh vërdallë në kufi, hiq më pak se tre orë bënë që të arrish, ndërsa realiteti është tek kufiri Miratoc-Llojan, shkon për 5 minuta. Vijnë ditë të mira, thonë banorët e këtyre anëve, sepse jemi mësuar me pritje. Ku ka shqiptarë, ka vështirësi, e pse kjo po ndodh, dihet më, nuk ka nevojë të flasim. Kësaj here, nuk po ndalem së përshkruari situatën në Luginë të Preshevës, ate politike dhe sociale, sepse që të dyja janë në gjendje të rëndë ose të dhimbshme, por po ndalem në një gjë shumë interesante dhe është për të përshëndetur.

Lugina e Preshevës është e njohur për mikëpritje, e besa besë

Për këtë do t`na duhet të shkruajmë shumë, por po përmendi vetëm ate që e pash me sytë e mi edhe pse kisha dëgjuar shumë më herët. Në fshatin Tërnoc, në fshatin më të madh në ish-Jugosllavi, në fshatin, që ka rritur e po rrit shumë personalitete të shumë fushave të dijes, që kanë sakrifkuar për të mirën e kombit, ka shumë gjëra të mira, por po përmendim një rast interesant, që rrallë mundesh ta shohësh diku tjetër, përveç se në Zvicër.

Kemi dëgjuar e dëgjojmë, se në një shtëpi është vjedhur, apo në një shitore, në këtë fshat nuk ka lajme të tilla, por as në Luginë në përgjithësi. Banorët e këtij fshati të madh, edhe kësaj here nuk do të hy se sa shtëpi i ka dhe sa banorë, sepse janë shkruar libra dhe ato munden të gjenden pa asnjë problem, por fshat që i plotëson të gjitha kushtet e një qyteti, sheh nëpër disa pika kyçe të fshatit, disa shishe, ose siç njihen ballana të bardhë, të mbushur me qumësht dhe aty i shkruan një emër. Janë hiq më pak se dhjetë pika të tilla, që sheh këto ballana e shishe dhe banorët e dijnë se mundesh ta marrësh dhe pastaj t`ia kthesh pronarit dhe t`ia pagush. Pra nuk ka shitës, që rrinë aty, duke shitur.

Mbi 40 vjet, në Tërnoc të Madh, mundesh të blesh qumësht dhe shitësin nuk e sheh

Jemi mësuar të shohim apo kemi dëgjuar, se në Zvicër, mundesh të blesh shumë gjëra dhe nuk sheh shitës, por i lenë të hollat në një kasë të vogël. Blenë lule, mollë, patate, vezë, qumësht, qershi, luleshtrydhë, etj, etj, por kjo është edhe në Tërnoc. Merrë qumësht dhe pastaj ja paguan. Pra, nuk ka shitës, që rrinë duke pritur blerësin. Sa besim i madh nëmes veti.

Kjo është për të përshëndetur. Folëm për këtë edhe me z.Rafet Ademi, një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, që jeton në vepron në Zvicër, edhe ai na argumentoi, se a sheh, se nuk ka shitës, e merr shishen apo ballanin dhe këtu shkruan një emër dhe nëse do ja dërgon të hollat, por kurrë nuk ka dëgjuar, se dikush nuk e paguan.

Z.Ademi ndër të tjera na tha: „Në fshatin tonë është moti kjo që ndodh, mer qumësh dhe e paguan pastaj kur të ja kthehesh ballanin apo shishen. Janë afërsisht dhjetë pika të shitjes në këtë formë. Vërtet është interesante. Këtë e kam parë dhe e shoh në Zvicër dhe askund tjetër nuk e kam pa. Besimi tek fshatarët është i madh nëmes veti. Jemi unikë mes veti. Nëse merret një aksion menjëherë jemi aty, bashkë dhe vetëm bashkë.

Tek ne ka besë, besa-besë. Njihemi shumë mirë me njëri tjetrin. Nëse do shkojmë në një shtëpi dhe e pyesim ndoj fshatarë, se sa vjet e shet qumështin në këtë formë, do të shohës, se hiq më pak se 40 vjet dhe kurrë nuk ka pasur probleme, ndoj here, janë ndërruar ballanat, por pastaj i kanë zgjidhur menjëherë. E pra, në fshatin tonë e sheh pak Zvicrën.

Edhe pozita gjeografike është e mrekullueshme. Me plot fusha e shtëpi të mira. Për këtë që e shkruajta, apo e pash me sytë e mi. Mjafton besimi nëmes veti dhe suksesi arrihet. Të veprosh në këtë mënyrë, shihet qartë me fakte, se është fshat zotnisë, fshat aristokrat, fshat me plot kuptimin e fjalës të njerëzve të mirë. Sa do të donim, që të shohim edhe politikën që zhvillohet atje të bashkuar nëmes veti e atëherë, do të ishim shembull edhe më i madh për të mirën e asaj ane. Tërnocas, ju lumtë!

HelveticALforum.ch

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh