2 C
Zurich
Wednesday, February 18, 2026
spot_img
spot_img

Adi Hebibi, 12-vjeçari mërgimtarë që takoi dy presidentët, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentaren e Kosovës

EKSKLUZIVE

Nga Dahest LUMA, Prishtinë

Prishtinë, 17 shkurt 2026 – Në mesin e festimeve madhështore për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosova, në Prishtinë, një moment i veçantë dhe tejet emocionues erdhi nga një djalosh 12-vjeçar, Adi Hebibi, me prejardhje nga Presheva, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Ai kishte ardhur enkas nga Zvicra së bashku me babain e tij për të qenë pjesë e kësaj dite historike, si dhe për të marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Megjithëse i ri në moshë, Adi mbart në zemrën e tij një dashuri të madhe për atdheun e të parëve dhe për tokën e të parëve. Ai dëshironte me çdo zemër që të takonte personalitetet më të larta të jetës politike të Kosovës dhe Shqipërisë. Ndonëse nuk i kupton plotësisht subjektet politike dhe zhvillimet partiake, ai i do dhe i respekton prijësit e dy shteteve shqiptare, sepse për të ata përfaqësojnë unitetin dhe shpresën e kombit.

- Reklama -

Adi Hebibi takoi dhe përqafoi Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Bajram Begaj, Presidenten e Kosovës, Shkëlqesinë e Saj Vjosa Osmani, znj. Albulena Haxhiu, si dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një ditë me shi, borë dhe acar që ishte sot në Kosovë, kur dukej pothuajse e pamundur t’u afroheshe udhëheqësve shtetërorë mes turmave të shumta, fati deshi që Adi t’i takonte ata.

Screenshot

Me një thjeshtësi dhe sinqeritet fëmijëror, pasi i përshëndeti, ai u tha: “Unë jam nga Presheva, por jetoj në Zvicër. Mos na harroni se Lugina e Preshevës është e mirë. Urime festa Ju dua.”

- Advertisement -

Ky mesazh i shkurtër, por i dalë nga zemra, përcolli një thirrje të fuqishme: trevat shqiptare në Luginën e Preshevës meritojnë vëmendje, përkrahje dhe të mos harrohen nga institucionet e dy shteteve tona. Ishte zëri i një fëmije, por në të vërtetë ishte zëri i shumë fëmijëve të mërgatës që rriten larg atdheut, por e mbajnë atë fort në zemër.

Adi flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe është thellësisht i lidhur me vendlindjen e prindërve të tij. Thuajse çdo pushim shkollor e kalon në Preshevë dhe në trojet shqiptare së bashku me prindërit dhe motrat e tij. Ai është nxënës i shkëlqyer në Zvicër dhe një shembull i mirë i rinisë sonë në diasporë.

Në këtë udhëtim ai shoqërohej nga babai i tij, PhD Dashnim Hebibi, një emër i njohur në diasporë, si dhe nga miqtë e familjes, Dr. Dergut Aliu dhe Rafet Ademi, përveç kushëririt të tij, Gent Hebibi. Prania e tyre në këtë ngjarje ishte dëshmi e lidhjes së fortë që mërgata shqiptare ruan me zhvillimet kombëtare.

Adi i tha babit të tij se donte të takonte edhe bacin Rifat Jashari. “Por policia nuk po e lejon. Unë dua ta përqafoj. Jam nga Presheva dhe dua t’ua them, por nuk e di nëse do të më lejojnë.”

Screenshot

Pak ditë më parë, më 14 shkurt, në qytetin e Winterthur, Ansambli Trojet organizoi një manifestim të madh kushtuar 18-vjetorit të pavarësisë. Programi ishte i mbushur me fëmijë dhe të rinj mërgimtarë që po rriten në Zvicër, duke dëshmuar edhe një herë se identiteti kombëtar ruhet dhe kultivohet me përkushtim, edhe larg atdheut.

Historia e Adit është një dëshmi e gjallë se rinia shqiptare në mërgatë mbetet e lidhur ngushtë me rrënjët e saj.

Screenshot

Ajo është një thirrje për institucionet tona që të mos e kujtojnë diasporën vetëm në kohë zgjedhjesh, por të jenë pranë saj vazhdimisht, veçanërisht pranë brezit të ri që po rritet me dashuri për gjuhën, kulturën dhe atdheun.

Screenshot

Sepse në fund, zemra e Adi HEBIBI është zemra e çdo fëmije mërgimtar që mëson dhe ruan shqipen, që valëvit flamurin kuqezi e të Kosovës me krenari dhe që, pavarësisht largësisë, nuk e harron kurrë vendin e të parëve të tij.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme