2.6 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Edi Rama uron Kosovën për Pavarësinë, shpreh mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

EKSKLUZIVE

Kryeministri i Shqipëris, Edi Rama, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke shprehur njëkohësisht keqardhjen që nuk ka mundur të jetë i pranishëm në Prishtinë në manifestimin popullor të solidaritetit me katër ish-krerët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ndau një fotoalbum nga vizita e tij e një dite më parë në Prishtinë, ku zhvilloi takime të rëndësishme institucionale dhe mori pjesë në aktivitete me simbolikë kombëtare.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti. Në këto takime u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve, forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimet aktuale në rajon.

- Reklama -

Po ashtu, kryeministri shqiptar mori pjesë në promovimin e një libri kushtuar ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Në mesazhin e tij, Rama theksoi solidaritetin me ta, duke i cilësuar si “pengje” në një proces që ai e përshkroi si pjesë e “(pa)drejtësisë ndërkombëtare”.

“Me fotoalbumin e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë, me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkroi Rama.

Mesazhi i tij vjen në një ditë me rëndësi të veçantë për Kosovën, duke ritheksuar mbështetjen politike dhe morale të Shqipërisë ndaj institucioneve dhe qytetarëve të saj, transmeton rtk.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme