2.6 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Albin Kurti: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave dhe vlerat e lirisë

EKSKLUZIVE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen solemne të Qeverisë me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë, theksoi se shteti është ndërtuar falë sakrificës së shumë brezave dhe mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë.

Duke folur në këtë ditë feste dhe reflektimi, Kurti u ndal edhe te përfaqësuesit që morën pjesë në shpalljen e pavarësisë dhe që aktualisht ndodhen në Hagë. Ai tha se, sipas tij, ata po mbahen padrejtësisht, por kontributi i tyre për pavarësinë e vendit mbetet i njohur dhe i çmuar.

“Në këtë ditë feste dhe reflektimi, nuk mund të harrojmë se disa prej përfaqësuesve që morën pjesë në shpalljen e pavarësisë së Republikës sonë sot ndodhen padrejtësisht në Hagë. Kontributi i tyre për pavarësinë është i çmuar”, u shpreh Kurti.

- Reklama -

Kryeministri theksoi se sot nderohen të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës, duke shtuar se shteti i Kosovës qëndron mbi parimet e barazisë dhe gjithëpërfshirjes. “Secili qytetar, pavarësisht gjuhës, etnisë, fesë apo përkatësisë, është i barabartë para ligjit”, deklaroi ai.

Duke folur për arritjet e vendit ndër vite, Kurti përmendi njohjet ndërkombëtare, të cilat sipas tij kanë arritur në 121 shtete, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe forcimin e sundimit të ligjit. Ai theksoi gjithashtu ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe në rritje, forcimin e ushtrisë dhe kapaciteteve mbrojtëse, si dhe sukseset në sport, art dhe kulturë.

Në fjalën e tij, Kurti u ndal edhe te lëvizja e lirë pa viza dhe hapat drejt integrimeve evropiane, përfshirë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, duke i cilësuar këto si arritje që e bëjnë vendin krenar.

- Advertisement -

Në përmbyllje, ai theksoi se zhvillimi dhe përforcimi i shtetit kërkon angazhim të përbashkët, punë, dije dhe integritet nga të gjithë qytetarët. Kurti bëri thirrje që mësuesit, studentët, mjekët, punëtorët, ushtarët, policët, të rinjtë e të moshuarit, gratë dhe burrat të japin maksimumin e kontributit të tyre për të ardhmen e vendit dhe për brezat që do të vijnë, në mënyrë që ata të jetojnë të lirë dhe krenarë për Kosovën, transmeton rtk.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme