3.8 C
Zurich
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Shefi i Misionit Konsullor merr pjesë në promovimin e librit “Unë, bija e Atdheut” në Bülach

EKSKLUZIVE

Siç mëson helvticALforum.ch në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosova, në qytetin e Bülach u mbajt promovimi i librit “Unë, bija e Atdheut” të autores Amina Nuraj. Aktiviteti u organizua nga Ansambli Vatra dhe Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, duke mbledhur bashkatdhetarë, krijues dhe artdashës të shumtë.

Në këtë ngjarje kulturore mori pjesë edhe Shefi i Misionit Konsullor, Vigan Berisha, i cili përgëzoi autoren për kontributin e saj në letërsinë shqipe dhe përkushtimin në ruajtjen e identitetit kombëtar përmes artit dhe fjalës së shkruar. Ai theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe atdheut, veçanërisht në data me rëndësi historike për shtetin e Kosovës.

Gjatë promovimit, autorja Amina Nuraj foli për frymëzimin dhe mesazhin e librit “Unë, bija e Atdheut”, duke nënvizuar dashurinë për vendin, sakrificën dhe rolin e gruas shqiptare në rrugëtimin kombëtar. Të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë fragmente nga libri, si dhe të bashkëbisedojnë me autoren rreth tematikës dhe procesit krijues.

- Reklama -

Manifestimi në Bülach u karakterizua nga një atmosferë festive dhe atdhetare, duke dëshmuar edhe një herë angazhimin e bashkatdhetareve në Zvicër për ruajtjen dhe promovimin e kulturës, gjuhës dhe traditave kombëtare, transmeton helveticALforum.ch

Foto nga Daut Luboja

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme