Delegacioni shqiptar ka nisur zyrtarisht garimin në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, i përfaqësuar nga katër sportistë, të gjithë në disiplinën e skive alpine.
I pari që zbriti në pistë për ekipin kuqezi ishte 22-vjeçari Denni Xhepa, i cili garoi në disiplinën Super-G për meshkuj. Xhepa e mbylli garën në vendin e 34-t nga 42 skiatorë pjesëmarrës, me kohën 1 minutë, 31 sekonda e 72 të qindtat, 6 sekonda e 40 të qindtat më shumë se fituesi Von Allmen. Medaljen e argjendtë e fitoi Ryan Cochren-Siegle, ndërsa atë të bronztë Marco Odermatt.
Në këtë disiplinë garoi edhe skiatori me origjinë shqiptare Alban Elezi, i cili përfaqëson Francën dhe u rendit në vendin e 15-të.
Denni Xhepa do të rikthehet në pistë të shtunën, me zbritjen e parë në orën 10:00 dhe të dytën në 13:30. Garat e tjera për delegacionin shqiptar vijojnë më 15 shkurt me slalomin gjigant për femra, më 16 shkurt slalomin për meshkuj dhe më 18 shkurt slalomin për femra.
Në garat e vajzave, vëmendja pritet të përqendrohet te 19-vjeçarja Lara Colturi, e cila po zhvillon një sezon pozitiv edhe në Kupën e Botës, duke u renditur mes dhjetë më të mirave në botë, transmeton euronewsal.




