8.9 C
Zurich
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

QSU realizon ushtrim 36-orësh fushor, përfshihen edhe kadetë nga Kanadaja

Duhet ti lexosh

Qendra për Studime Universitare (QSU) ka realizuar me sukses një ushtrim 36-orësh fushor, gjatë të cilit kadetët zhvilluan trajnim praktik në operacione mbrojtëse.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se gjatë ushtrimit, kadetët u angazhuan në një sërë detyrash operative, përfshirë fortifikimin e pozicioneve mbrojtëse, operacione zbulimi dhe mbrojtjen e zonës.“Pjesë e këtij ushtrimi ishin edhe tre kadetë nga Kolegji Mbretëror “Saint-Jean” i Kanadasë, të cilët po vijojnë studimet në QSU për një semestër.

Ky aktivitet shërbeu për rritjen e gatishmërisë profesionale dhe përmirësimin e aftësive taktike të kadetëve, duke dëshmuar përkushtimin e QSU-së në përgatitjen cilësore të kuadrove të ardhshme”, thuhet në postim./BS

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme