6.5 C
Zurich
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Hapet në Francë ekspozita “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”

Duhet ti lexosh

Në Muzeun e Arteve të Bukura të Chambéry, në Francë, do të hapet në muajin qershor ekspozita e përkohshme “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, i cili njoftoi se ekspozita do të prezantojë rreth 45 ikona shqiptare nga koleksioni i jashtëzakonshëm i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës.

Sipas ministrit, kjo ekspozitë është fryt i një vullneti të përbashkët për hapje evropiane dhe dialog ndërkulturor dhe realizohet përmes bashkëpunimit mes qyteteve Korçë–Chambéry, me mbështetjen e institucioneve partnere, Ambasadës së Francës në Shqipëri si dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

- Reklama -

Gonxhja shtoi se publiku francez do të ketë mundësinë të zbulojë një trashëgimi artistike ende pak të njohur në Francë dhe në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar cilësinë e jashtëzakonshme të ikonave shqiptare, të cilat kanë mbijetuar pavarësisht shkatërrimeve të shekullit XX.

Ekspozita nxjerr në pah veçantinë e artit të krishterë mesdhetar dhe dialogun artistik mes traditës së ikonës ortodokse dhe artit fetar mesjetar e rilindas italian.

“Në Muzeun e Arteve të Bukura të Chambéry do të hapet ekspozita e përkohshme “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”

- Advertisement -

Në muajin qershor, një ngjarje e veçantë kulturore e cila do të prezantojë rreth 45 ikona shqiptare nga koleksioni i jashtëzakonshëm i këtij muzeu.

Kjo ekspozitë është fryt i një vullneti të përbashkët për hapje evropiane dhe dialog ndërkulturor, dhe realizohet përmes bashkëpunimit mes qyteteve Korçë–Chambéry, me mbështetjen e institucioneve partnere, Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Publiku francez do të ketë mundësinë të zbulojë një trashëgimi artistike ende pak të njohur në Francë dhe në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar cilësinë e jashtëzakonshme të ikonave shqiptare, të mbijetuara pavarësisht shkatërrimeve të shekullit XX. Ekspozita nxjerr në pah veçantinë e artit të krishterë mesdhetar dhe dialogun artistik mes traditës së ikonës ortodokse dhe artit fetar mesjetar e rilindas italian”, thuhet në postimin e bërë në Facebook nga ministri Gonxhja, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme