4.3 C
Zurich
E diel, 8 Shkurt, 2026
spot_img
spot_img

Shoqata “Sali Çekaj” shënon 16-vjetorin e veprimtarisë humanitare dhe kulturore në Zofingen

Duhet ti lexosh

Nga Hamzë Morina

Në ambientet e Klubit “Dardania” në Zofingen u shënua 16-vjetori i veprimtarisë së suksesshme të Shoqatës Humanitare Kulturore “Sali Çekaj”. Ky përvjetor mblodhi kryesinë e shoqatës, veprimtarë të dalluar dhe anëtarë të komunitetit, të cilët u bashkuan për të reflektuar mbi rrugëtimin, arritjet dhe kontributin e kësaj shoqate ndër vite.

Me këtë rast, kryetari i shoqatës, z. Saim Tahiraj, përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar për përkushtimin, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, që kanë qenë shtylla kryesore e suksesit të shoqatës në fushën humanitare dhe kulturore. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe në ndihmën ndaj atyre që kanë nevojë.

- Reklama -

Ndërkohë, arkatari i shoqatës, z. Muhamet Krasniqi, prezantoi një pasqyrë të detajuar financiare, duke dokumentuar me shifra dhe fakte konkrete të gjitha aktivitetet, projektet dhe rezultatet e arritura gjatë këtyre 16 viteve punë të pandërprerë.

Mbrëmja festive u përmbyll në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, e cila u pasurua nga interpretimet e këngëtarit të njohur Valon Islamaj, i cili argëtoi të pranishmit dhe i dha ngjarjes një dimension të veçantë artistik.

Ky përvjetor dëshmoi edhe një herë rolin e rëndësishëm të Shoqatës “Sali Çekaj” në jetën shoqërore, humanitare dhe kulturore të mërgatës shqiptare në Zvicër, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme