BallinaDiasporaShefi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih pret portieren Lea Kramoviku: “Një ekip. Një fanellë....

Shefi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih pret portieren Lea Kramoviku: “Një ekip. Një fanellë. Një Kosovë”

-

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Zëvendëskonsulli Vigan Berisha priti sot në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Cyrih futbollisten Lea Kramoviku, e cila do ta përfaqësojë Kosovën me fanellën e Dardaneve. Berisha ka qenë edhe më herët përkrahës i sportistëve kosovarë në Zvicër.

Një tjetër sportiste kosovare është pritur sot në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Cyrih. Shefi i misionit konsullor, z. Vigan Berisha, ka zhvilluar një takim me futbollisten Lea Kramoviku, portiere e FC Luzern, e cila aktivizohet në elitën e futbollit të femrave në Zvicër. Kramoviku së fundmi është përzgjedhur për të përfaqësuar Shtetin e Kosovës në futboll, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e saj sportive me fanellën e Dardaneve. Gjatë takimit, Berisha e ka uruar Kramovikun për këtë arritje dhe për zgjedhjen që të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ai ka vlerësuar rrugëtimin e saj sportiv dhe ka shprehur mbështetjen për sukseset që e presin me Kombëtaren.

Në përshkrimin e takimit, z. Berisha ka shkruar:

“Mirë se erdhe, Lea Kramoviku!

Kemi pritur me kënaqësi këtë moment të veçantë, përzgjedhjen e Lea Kramovikut për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës në futboll. Lea, portiere e FC Luzern në elitën e futbollit të femrave në Zvicër, tashmë do ta vazhdojë rrugëtimin e saj sportiv me fanellën e Dardaneve.

Faleminderit, Lea, që zgjodhe Kosovën dhe që do ta përfaqësosh vendin tonë në arenën ndërkombëtare!

Urime për këtë hap të rëndësishëm dhe shumë suksese në sfidat që të presin me Kombëtaren e Kosovës!

Një ekip. Një fanellë. Një Kosovë.”

Berisha, mbështetje e vazhdueshme edhe për sportistët 

Takimi me Lea Kramovikun vjen në vazhdën e mbështetjes që z. Vigan Berisha ka shprehur edhe më herët për sportistë kosovarë që zhvillojnë karrierën e tyre në Zvicër. Përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare nga sportistë të rinj që jetojnë dhe zhvillohen profesionalisht në Zvicër është një moment me rëndësi, ndërsa sukseset e tyre shërbejnë edhe si urë lidhëse mes komunitetit kosovar dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Në rastin e Lea Kramovikut, rrugëtimi i saj nga futbolli në Zvicër drejt përfaqësimit të Kosovës me fanellën e Kombëtares i jep një dimension të veçantë këtij takimi. Portierja e FC Luzern tashmë pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e saj, këtë herë duke mbrojtur portën e Dardaneve në arenën ndërkombëtare. Mesazhi i përcjellë nga Konsullata e Kosovës në Cyrih është i qartë: talentet kosovare që ndërtojnë karrierën e tyre në Zvicër dhe më gjerë kanë mbështetje dhe vëmendje institucionale. Një ekip. Një fanellë. Një Kosovë. /HelveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Presidentja Shiroka-Pula merr pjesë në ndërrimin e komandës së KFOR-it: Kosova...

0
Kreu i shtetit vlerësoi rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me aleatët ndërkombëtarë dhe...