Ndeshja bamirëse “Match for Hope 2026”, e zhvilluar më 30 janar në Doha, Katar, ofroi emocion, gola dhe praninë e yjeve të futbollit botëror. Në stadiumin “Ahmad bin Ali”, Team Chunkz triumfoi ndaj Team AboFlah me rezultatin e ngushtë 8–7. Takimi prodhoi plot 15 gola, me Diego Costa që hapi serinë e realizimeve në minutën e 7-të, ndërsa Franck Ribéry shënoi për Team AboFlah në minutën e 31-të.
Goli vendimtar u realizua nga personaliteti i Youtube Harry Pinero me penallti në minutat shtesë. Në fushë u panë emra të mëdhenj si Eden Hazard, Marcelo, Thierry Henry, Gerard Piqué, Franck Ribéry dhe Diego Costa. Team Chunkz u drejtua nga Arsène Ëenger, ndërsa Team AboFlah nga Roberto Di Matteo.
Përtej spektaklit sportiv, ndeshja kishte një mision bamirës: u mblodhën 12.4 milionë dollarë, të cilat do t’i dhurohen fondacionit “Education Above All (EAA)” për të mbështetur arsimin e fëmijëve të margjinalizuar në Palestinë, Sudan, Pakistan dhe Nigeri. /BS




